VIDEO/Memaliaj, drama e familjes Disha, kapitull pa fund

0
168

Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndeti dhe pa burrë e vec kësaj pa asnjë mbështetje financiare. Kjo është drama e Sofie Dishas, 60 vjecares nga Memaliaj, e cila po përkujdeset për vajzën e saj 32 vjecare Klementina Disha. Banesa si jashtë apo brenda është kontribut i të vëllait i cili nuk e ka lënë pas dore ndonëse në emigracion, për t’ia kompletuar me të gjitha orenditë shtëpiake.

Mirëpo për Sofian, drama është kapitull i hapur dhe pa finale. Fatëkeqësia zë fill qysh kur vendosi vellon këtu e 34 vjet të shkuara dhe pas disa muajsh solli në jetë vajzën e vetme, Klementinën. Gëzimi i parë, u shndërrua në fatëkeqësinë e parë.

Një fëmijë që lindi me probleme serioze mentale dhe shëndetësore. Nuk mbushi fëmija 2 vjec dhe Sofia ngelet e ve, pasi i shoqi humbi jetën në galeritë e thella të Minierës së Qymyrgurit në Memaliaj. Jeta u tregua e pamëshirshme me të aq sa vendosi t’i kushtohet të bijës së sëmurë deri në ditët e sotme. Nga i shoqi përfitoi pensionin 9 mijë lek, ndërsa përfiton pagë grupi për vajzën e sëmurë prej 12 mijë lekësh.

Një sasi kjo e pamjaftueshme për të përballuar jetën e përditshme pasi vetëm trajtimi mjekësor mujor për vajzën, Sofisë i kushton 20 mijë lek në muaj përfshirë ilacet. Deri më sot, nuk ka parë ndonjë ndihmë konkrete nga organet shtetërore pasi këto të fundit janë mjaftuar me pagesën e kempit të vajzës prej 12 mijë lekësh. Mirëpo sic thotë Sofia, me 1 mijë lekë që i teprojnë në muaj, sa ushqime mund të blejë dhe cfarë detyrimesh në shtet paguan për energji, apo dhe ujë.

Pranë i ka qëndruar vetëm i vëllai që i ka mbuluar shpenzimet e shtëpisë me rregullimet brenda saj. Ndërkaq Sofia ka trokitur tek dyert e shtetit, por ky i fundit deri më sot, e quan të mjaftueshëm trajtimin prej 12 mijë lekësh madje familje që nuk kërkon trajtim social, pasi ka TV, lavatrice dhe sallon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here