VIDEO/Memaliaj nën petkun e dëborës, fshatrat përreth probleme me korrentin

0
159

Rreshjet e dëborës sot në Memaliaj, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve sidomos në fshatrat e Njësisë Administrative Buz.

Gjatë ditës së sotme, ka pasur shkurtim të orëve mësimore në Memaliaj në sistemin parashkollor, atë 9 vjecar dhe parauniversitar. Trashësia e dëborës ishte në kufijtë e 8 cm ndërkohë që probleme janë hasur edhe në furnizimin me energji elektrike sidomos në fshatrat e Njësisë Administrative Luftinjë.

Rreshjet e dëborës nuk kanë zgjatur shumë ndërkohë që në orët e mbasdites dëbora ka filluar të shkrijë në pjesën më të madhe të qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here