VIDEO/Mësuesi i historisë, sqaron orën mësimore të diktaturës komuniste në Gjimnazin e Tepelenës

0
182

Një orë mësimi për nxënësit e Gjimnazit të Tepelenës, ka ngjallur reagim në rrjetet sociale madje edhe tek shoqatat antikomuniste.

Shkak është bërë ora mësimore që rikthente në memorie, kohën e diktaturës. Nxënësit në orën e historisë, kanë qenë të lirë të parashtrojnë përmes tablove, një ditë të përjetuar në sistemin diktatorial. Një vend të rëndësishëm, ka qenë edhe figura e diktatorit Enver Hoxha.

Mësuesi i lëndës së Historisë Nekim Licaj, për Jugunews.net sqaron se ora e mësimit me nxënësit e klasës së 11 në Gjimnazin “Abaz Shehu” të Tepelenës, ka qenë një veprimtari praktike në ku në fokus ishte diktatura komuniste dhe pasojat që ajo la pas për popullin. Njëkohësisht edhe vuajtjet që shkaktoi kjo diktaturë përgjatë 45 viteve të mbretërimit të saj në Shqipëri.

Mësuesi i historisë Licaj, ka hedhur poshtë akuzat për glorifikimin e figurës së Enver Hoxhës në këtë veprimtari por përkundrazi, janë vënë në pah vuajtjet që ka shkaktuar rregjimi diktatorial në atë periudhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here