VIDEO/Ministri Lleshaj në Dropull, inspekton zyrën e re për aplikimin e kartave të identitetit

0
159

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka inspektuar mesditën e sotme zyrën e re të aplikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit në Dropull.

Kjo zyrë është kërkuar nga komuniteti i Dropullit si domosdoshmëri në kushtet kur ka një popullsi aktive në lëvizje të vazhdueshme drejt emigracionit dhe për rrjedhojë, kërkohet që shërbimi të shkojë tek qytetari dhe jo e kundërta. Të paktën kështu është shprehur ministri Lleshaj pas inspektimit të kryer në këtë zyrë që ndodhet në ish ambjentet e godinës së Komunës së Dropullit të Poshtëm në fshatin Sofratikë.

Ministri i brendshëm ka apeluar tek qytetarët që të nxitojnë për aplikimin me kartat e reja të identitetit pasi afron fundi i vitit dhe se shikohet si domosdoshmëri pajisja e tyre për të mos krijuar konfuzion në zyrat ku aplikohen në fund të këtij viti apo fillim të vitit që vjen.

Në këtë vizitë, ministri Lleshaj, shoqërohej nga prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj si dhe kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitër Toli i dalë nga votimet ilegjitime të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here