VIDEO/Ndizet pema e Vitit të Ri në Gjirokastër, kryebashkiakja Rami, surprizon fëmijët

0
159

Pema e Vitit të Ri, është ndezur simbolikisht mbrëmjen e djeshme në sheshin “Cerciz Topulli”. Me dhjetëra nxënës të klasave të qytetit, i janë bashkuar kësaj feste e cila ka qenë e shoqëruar edhe me një aktivitet koncertor të organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës.

Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka përshkuar me këmbë kalldrëmin nga Qafa e Pazarit deri në vendin ku gjendet pema e Vitit të Ri e shoqëruar nga nxënës të zbukuruar me kostumet tradicionale për këtë festë.

Me dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës, kanë përjetuar momentet e ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri,

Nga ana e saj kryebashkiakia e Gjirokastrës Zamira Rami ka përshëndetur qytetarët e Gjirokastrës dhe vecanërisht fëmijët që sipas saj janë e nesërmja dhe e ardhmja e qytetit. Njëzëri të urojmë komunitetin gjirokastrit, për festa plot dritë e dashuri dhe një Vit të Ri të begatë-ka përshëndetur kryebashkiakia Rami.

Kjo e fundit ka falenderuar Fondacionin Shqiptaro Amerikan dhe TID Gjirokastra, të cilët mundësuan dekorin në Pazarin Karakteristik ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër surprizë për fëmijët që vjen nga një bankë e nivelit të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here