VIDEO/Në fshat Memaliaj, banorët i gëzohen rikthimit në identitet të rrugës dikur të uzurpuar

0
173

Një rrugë këmbësorësh që lidh qendrën e fshatit Memaliaj me pesë banesa, më në fund është “cliruar” nga grykësia e dy familjeve që e kishin uzurpuar.

Rruga është rikthyer në identitet pas 20 vitesh falë ndërhyrjes energjike të kreut të Njësisë Administrative Qendër Memaliaj Arlind Ramadani. Rruga dikur kishte një gjerësi prej 2.5 metra ndërsa me ndërhyrjen e tashme, ajo e ka përfituar fizionominë e dikurshme.

Banorë të fshatit, të indinjuar për atë cfarë ka ndodhur këto ditë ku Ramadani është paditur në gjykatë nga familjet që e kishin cënuar pronën publike që riktheu në identitet rrugën e kërkuar nga komuniteti, janë tubuar në vendngjarje, për të dhënë mbështetjen e tyre karshi kreut të Njësisë Administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here