VIDEO/Në qendër të Këlcyrës aty ku banon në plevicën e kafshëve 63 vjecari i vetmuar

0
52

Ky është Kastriot Hajdini, 63 vjec banues në Këlcyrë. Ndërsa kjo është banesa e tij e cila i ngjason një hauri për strehimin e kafshëve, sesa për të jetuar një njeri fatkeq si Kastrioti.

Ky i fundit jeton i vetëm pasi gruaja dhe fëmijët, janë larguar në drejtim të paditur duke e lënë atë në mes të katër rrugëve. E vetmja e ardhur është pagesa e invaliditetit që e përfiton nga KEMP-i ndërkohë që nuk i mjafton për asgjë.

Kastrioti erret dhe ngryset i pashpresë dhe i pangopur. Komshinjtë dhe dashamirës të ndryshëm nga Këlcyra, denjojnë ta ndihmojnë në kushtet kur Bashkia e Këlcyrës, nuk e trajton këtë rast si të jashtëzakonshëm. Kushtet në kasollen që bujt Kastrioti, janë më të këqija sesa në një stallë, pa korrent, pa ujë pa një aksesor elementar për një njeri ta zakonshëm. E gjithë kjo ndodh në qendër të Këlcyrës dhe askush nga pushteti vendor, nuk e ka drejtuar vëmendjen tek ky njeri.

Gjithcka që ai përfiton nga pensioni i invaliditetit shpenzohet për 13 ditë për ngrënie vetëm, ndërsa ditët e ngelura të muajit, Kastrioti i shtyn herë i ngopur me shpresë e herë i pangopur me ushqim. Për të, cdo ditë është e zakonshme, ndërsa për dashamirësit e tij, ndihma nuk ka për të munguar.

Vetë fatkeqi i lënë në mes të katër rrugëve nga familja, është shumë konfuz dhe fjalët që i dalin nga goja shoqërohen me pasthirma dhimbjeje.

Shkruaj nje koment