Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi kanë qenë në Kolonjë mesditen e sotme, në kuadër të turit “platforma e bashkëqeverisjes”.
Por vizita e dy zyrtarëve është bojkotuar në masë nga banorët e zonës dhe takimi është zhvilluar vetëm me zyrtarë të administratës, ku përfshihen drejtori i OSHEE, drejtori i Pyjores, drejtori i Zonave të Mbrojtura.
Kjo duket se e ka nervozuar jashtë mase ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila është kapur edhe me gazetarët.
Në nisje të takimit, Balluku ka refuzuar të prononcohet për mediat dhe këmbëngulja e gazetares së Fax News Ervina Cepuni për t’i marrë ndonjë deklaratë me sa duket e kanë nervozuar atë duke i’u drejtuar me fjalët: “Pse bërtet?”.
Ky takim vjennë një kohë kur qytetarët e Kolonjës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i në këtë zonë.