VIDEO/Nis viti i ri akademik në Universitetin e Gjirokastrës, rrezikohet mbyllja e greqishtes, italianistikës, mësuesisë etj

Nisi sot viti i ri akademik 2018-2019  edhe në Universitetin e Gjirokastrës me 300 studentë të rinj.

Për rektorin Bektash Mema, ky vit i ri akademik nis me disa ndryshime që do të ndikojnë në cilësi por sipas tij ndryshe nga sezonet e shkuara, sivjet ka prurje gati 20 % më shumë.

Programet e mësuesisë janë goditur më shumë nga mesatarja mbi 7 dhe rrezikohen te mbyllen si shkak i prurjeve të pakta të studentëve sic janë degët e Gjuhës Italiane, Gjuhës Greke, Matematikë-Fizike etj.

Rektori nuk e quajti të përfunduar fatin e këtyre degëve pasi egziston një ligj që i mban ende në jetë. Ato që mund të quhen të suksesshme janë programet profesionale që kanë ngjallur interes tek maturantët.

Rektori Mema shpreson për prurje të reja edhe në fazën e tretë të pranimeve. Janë pesë programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare që mbajnë shpresën e një të ardhme më të sigurtë të këtij univeristeti me histori 50 vjecare.

Për këtë arsye u mendua profilizimi i disa degëve të tilla si udhërrëfyes turistik, edukatore për moshat deri 3 vjeç, asistent ekonomist apo asistent menaxher në çështje të turizmit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment