VIDEO/Opozita “ndez” Urën e Leklit, pjesmarrje masive kundër qeverisë

0
56

Simpatizante te opozites dhe qytetare te shumte, kane protestuar ne oret e mbasdites se sotme ne Uren e Leklit ne kuader te protestave te medha te thirrur nga PD dhe LSI ne te gjithe vendin.

Me qindra qytetare i jane bashkuar thirrjes per te protestuar tek Ura e Leklit ne aksin Tepelene-Gjirokaster-Permet duke qene te monitoruar nga forcat e shumta te Policise se Gjirokastres. Keto te fundit kane qendruar ne distance dhe me pas ne gatishmeri per t’iu pergjigjur cdo lloj situate qe mund te gjeneronte konflikt.

Ne protesten e sotme ka marre pjese ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, shoqeruar nga kreret e PD te Gjirokastres Dasho Aliko dhe drejtues te PD se Tepelenes dhe Permetit Ladi Bana e Luan Malko. Pergjate 90 minutave te protestes, nuk jane shenuar perplasje mes protestuesve dhe policise pervec disa debateve verbale mes organizatoreve dhe policeve te rendit.

Ish deputeti i PD Tritan Shehu, ka vleresuar organizimin e sotem te protestes paqesore, si shenje e qarte e pjekurise se demokrateve qe cmojne lirine, fjalen e lire dhe te drejten per te protestuar ndaj nje qeverie qe nuk degjon zerin e arsyes se qytetareve.

Zoti Shehu ka falenderuar protestuesit per pjesmarrjen e tyre ne tubimin e sotem dhe njekohesisht u ka bere thirrje t’i bashkohen protestes se madhe te 11 prillit ne kryeqytet.

Shkruaj nje koment