VIDEO/Pa surpriza, Lindita Rova në krye të Qarkut Gjirokastër

0
148

Një prej intelektualeve femra të pakta që kanë ngelur në PS Gjirokastër Lindita Rova, është zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut. Dje në mbasdite vonë, është konstituar Këshilli i ri i Qarkut Gjirokastër, i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit të cilat opozita shqiptare i ka quajtur farsë të pastër zgjedhore dhe antikushtetuese.

Me shumicë të pastër votash Rova është zgjedhur në krye të këtij institucioni, duke shënuar rastin e parë që një grua të udhëheqë Këshillin e Qarkut Gjirokastër në 19 vite egzistencë.  

Të pranishëm në mbledhjen e djeshme kanë qenë koordinatori politik për Qarkun e Gjirokastrës njëkohësisht kryesuesi i listës së deputetëve të PS për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi, si dhe deputetja Artemis Malo.

Kryetarja e re e Qarkut Gjirokastër ka falenderuar këshilltarët për besimin e treguar dhe njëkohësisht premtuar se do të punojë dhe japë gjithcka për të mirën e komunitetit. Zonja Rova në gjashtë vitet e fundit ka mbajtur postin e DAR Gjirokastër. Ajo në këtë post zëvendëson Armand Hilajn i cili në katër vite, ka drejtuar me profesionalizëm dhe maturi Këshillin e Qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here