VIDEO/Pallati rrezik shembje, banorët tentojnë të hyjnë me forcë

0
131

Banorët e pallatit 10 katësh, rrëzë Kodrës së Shtufit, janë ngritur në protestë pasi dëshirojnë të rikthehen në apartamentet e tyre. Vetë ata kanë shprehur rezerva për kushtet e ofruara nga Bashkia e Gjirokastrës për strehim ndaj kanë tentuar në orët e para të mbrëmjes së sotme, të futen brenda me forcë por Polica e Rendit së bashku me atë bashkiake nuk i kanë lejuar.

Ka pasur një ndikim shumë të madh psikologjik tek banorët dhe situata qëndron e komplikuar sepse në hyrje të pallatit ka forca të policisë së rendit dhe asaj bashkiake për të mos lejuar asnjë të futet brenda sepse rrezikon që objekti të shembet.

Banorët nuk refuzojnë të presin rezultatin e analizave gjeologjike për zonën ku është ndërtuar pallati, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami i qëndron urdhrit për evakuimin e 25 familjeve dhe strehimin e tyre në ambjentet e vëna në dispozicion.

Shkruaj nje koment