VIDEO/Palokastra sot në rrezik izolimi, shirat e sotëm shkatërrojnë bazamentin e rrugës

0
158

Rruga për në drejtim të fshatit Palokastër, është në prag të shembjes totale e rrjedhimisht do të sjellë izolimin e të gjithë zonës lindore të Cepos.

Koha e keqe me shira të rrëmbyeshëm në 12 orët e fundit ka provokuar përkeqësimin e rrugës drejt këtij fshati. Pamjet që përcjell Jugunews.net janë marrë në orët e drekës së sotme nga ku shfaqet qartë se në cfarë gjendje ndodhet aksi në të hyrë të fshatit Palokastër. Një pjesë e rrugës me gjatësi 10 metra në krahun perëndimor është shembur dhe me vështirësi automjetet kalojnë në të. Pjesa që mbahet në këmbë është shtufore dhe nga momenti në moment pritet të shembet plotësisht.

Sot vetëm ata që kanë patur guxim për aventurë, kanë përshkuar zonën e dëmtuar pasi paraqet rrezikshmëri të lartë.

Rreshjet e shiut të datës 2 dhe 3 dhjetor shkatërruan bazamentin e kësaj rruge ndërsa sot, erozioni nga tejfryrja e rrjedhës së lumit, ka avancuar edhe më tepër duke e bërë këtë rrugë tërësisht të pakalueshme për mjetet e rënda dhe të rrezikshme për autoveturat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here