VIDEO/Pamje horror nga aksidenti tek Ura e Kardhiqit, vdes 25 vjecari Ngjelina, i ati rëndë në reanimacion

0
119

Pjestarët e një familjeje nga fshati Picar, janë aksidentuar rëndë teksa kishin shkuar për të blerë ushqime me zetor në një prej dyqaneve të shumicës në Urën e Kardhiqit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit rreth 6 km në veri të Gjirokastrës në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Sipas grupit hetimor, zetori në të cilin gjendeshin Sali Ngjelina me të shoqen dhe djalin e tij Klajdi Ngjelina 25 vjec, ka hyrë në rrugë nga krahu perëndimor në atë lindor duke i prerë rrugën automjetit tip Volksvagen me targa KJ8504A i cili mbante krahun e tij të lëvizjes.

Volksvageni drejtohej nga i riu E.Gj 21 vjec dhe nuk ka mundur dot të manovrojë karshi prezencës së zetorit në krahun e tij por është përplasur me të. Mesa duket përplasja ka qenë shumë fatale për pjestarët e familjes Ngjelina pasi zetori u përmbys duke i zënë nën vete të tre pjestarët e kësaj familjeje.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Klajdi Ngjelina ndërkohë që është plagosur rëndë i ati i tij Sali Ngjelina 64 vjec dhe më lehtë, nëna e viktimës H. Ngjelina 58 vjece. Ngjarja është parë nga dëshmitarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila mbërriti në vendngjarje si dhe autoambulancat. Ndërkohë që në automjetin Volksvagen përvec drejtuesit të mjetit udhëtonte edhe e ëma e tij e cila së bashku me të birin, është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e sotme, është e para me pasojë në njerëz që ka ndodhur këtë vit në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Shkruaj nje koment