VIDEO/Pas Depardieu, një tjetër aktorit të madh i jepet çelësi i qytetit

0
170

Nje tjeter artist i huaj, i dhurohet celesi simbolik i Gjirokastres.

Pas Gerar Deparideu te cilit i’u dhurua nga kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Golemi celesi i qytetit, mesditen e sotme, nje tjeter artist i madh ka pasur nderin te vleresohet. Behet fjale per artistin e famshëm rus Juri Arabov i cili prej disa kohësh po xhiron në Gjirokastër filmin shqiptaro-rus te titulluar GJIROKASTRA.

Pas 66 vitesh Juri Arabov bashkautor me Ismail Kadarenë në shkrimin e skenarit të filmit, zgjodhi përsëri Gjirokastrën si shesh xhirimi, jo vetëm për disa episode si në filmin “Skënderbeu”, por për gati të gjithë filmin. Një nga arsyet e kësaj zgjedhjeje mund të lidhet sigurisht me origjinën gjirokastrite të Kadaresë. Filmi artistik shqiptaro-rus “Gjirokastra” vjen përmes bashkëpunimit të produksionit shqiptar “Albimazh” dhe atij rus “Fortunafilms” me producentët respektivë Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Financimi i tij mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës së Federatës Ruse. Juri Arabov tha për mediat disa detaje që për herë të parë ndodhin në kinematografi dhe kanë ndodhur pikërisht në Gjirokastër

Ngjarjet e filmit lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here