Super Star Market, rrjeti i supermarketeve që operon në Gjirokastër dhe në jug të vendit, ka pësuar një dëm kolosal si pasojë e përmbytjeve të fundit në Gjirokastër.
Një prej tre pikave në qytetin e Gjirokastrës në lagjen “Granicë”, është përmbytur tre ditë më parë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe shpërthimit të një burimi të nëndheshëm.
Sipas administratores së këtij supermarket, dëmi vlerësohet në qindra mijëra euro ndërkohë që ende nuk është bërë ndonjë bilanc konkret.
Pronarët e rrjetit të supermarketeve Super Star, kanë apeluar për asistencë nga ana e shtetit ndërkohë që deri më tani, përfaqësues të Shtabit të Emergjencave Civile nuk janë afruar për të verifikuar gjendjen në terren megjithëse janë informuar.
Pronarët e këtij supermarketi, kanë kërkuar edhe ndihmën e AKU për të evaduar produktet ushqimore sidomos mishin, bulmetin dhe nënproduktet e tyre të cilat përbëjnë rrezik për ambjentin dhe qytetarët dhe sipas ligjit, nevojitet groposja e tyre, por deri më tani, askush nuk ka ndërhyrë duke marrë masa njëanshmërisht vetë SuperStar Market.