VIDEO/Patozi prezanton kandidatin e tij në Këlcyrë

0
146

Bindja Demokratike, ka prezantuar kandidatin e saj në Bashkinë e Këlcyrës.

Kreu i BD Astrit Patozi, shoqëruar nga Fabian Topallaj, kanë kontaktuar me mbështetësit e kandidatit të tyre për Bashkinë e Këlcyrës nga ku dhe kanë siguruar se BD është parti i vlerave të vërteta demokratike dhe se kjo parti është një alternativë serioze përpara ofertave të vjetra politike në vend që kanë zbehur shpresat e shqiptarëve në këto gati tre dekada.

Shkëlqim Muhaj është kandidati i BD për Këlcyrën i cili do të ketë përballë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Klement Ndonin nga PS i cili rikandidon për të fituar një mandat të tretë. Vetë Shkëlqim Muhaj vjen nga bota e biznesit madje Jugunews.net vitin e kaluar, i ka kushtuar një reportazh të vecantë sesi sfidanti i Klement Ndonit, u kthye nga kurbeti 20 vjecar në Mbretërinë e Bashkuar për të celur një punishte të prodhimit të bylmetit.

Bindja Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, kandidon me kandidat për kryetar bashkie në Këlcyrë përmes Shkëlqim Muhajt dhe në Tepelenë me Gëzim Malkaj ish kryetar i Komunës Luftinjë në periudhën 2007-2015 në atë periudhë për PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here