VIDEO/PD Gjirokastër konkretizon riorganizimin e strukturave në prag të zgjedhjeve të parakohshme politike e vendore

0
45

Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko në një deklaratë për shtyp nga selia vendore, ka informuar aksionin e fundit opozitar për riorganizimin e strukturave partiake në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme vendore e politike.

Sipas zotit Aliko, Gjirokastra i është bashkangjitur nismës së PD në qendër për riorganizimin e strukturave të PD në bazë, në funksion të zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme që po trokasin për shqiptarët. Kryedemokrati i Gjirokastrës ka përcjellë falenderimet e kryetarit Basha karshi anëtarësisë dhe strukturave vendore të PD në Qarkun e Gjirokastrës për funksionalitetin e treguar në aksionet opozitare gjatë këtij viti kundër klikës kriminale të veshur me pushtet duke e renditur Gjirokastrën si një ndër qarqet më të mira në aksionet politike.

Pritet që këtë kohë të ngrihen shtabet politike, elektorale në të gjitha njësitë vendore të Qarkut të Gjirokastrës cka i paraprin planit të PD për të përgatitur të gjithë infrastrukturën zgjedhore.

Shkruaj nje koment