VIDEO/PD Gjirokastër, zbulon skandalin e radhës, HEC tjetër në Kardhiq pa lejen e Bashkisë

HEC që dështoi të ndërtohej në fshatin Kolonjë, pritet të lartësohet në zonën e Kardhiqit. Kjo është mësuar rastësisht sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, nga ana e këshilltarëve demokratë.

Ka qenë Eri Shehaj këshilltari i PD, ai i cili vuri alarmin për shkatërrimin e paralajmëruar të burimeve në zonën e Kardhiqit ku përfshin fshatin Kaparjel dhe fshatrat përreth. Këshilltari Shehaj duket se celi një debat shumë të madh në Këshillin Bashkiak ku u përfshinë këshilltarët e të gjitha forcave politike ku më aktiv, kanë qenë këshilltarët e djathtë.

Kryetari i PD për Gjirokastrën Dasho Aliko, ka kërkuar nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, denoncim në prokurori të firmës ndërtuese të hidrocentralit i cili do të hedhë në erë burimet e pakta ujore që ka zona në fjalë. Ndërkohë që përfaqësuesi i Bashkisë në mbledhje Ilir Cumaku, ka garantuar se Bashkia nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtimin e veprës hidrike në zonën e Kardhiqit dhe ndërtimet kanë qenë të pa monitoruara nga INUV cka bie përgjegjësi ligjore mbi të.

Mësohet se deri më tani faza e ndërtimit të HEC në Kardhiq, nuk ka marrë miratimin e lejes nga Bashkia, ndërkohë që punimet kanë filluar cka përbën skandalin e radhës së papërgjegjshmërisë së institucioneve monitoruese qëndrore. Aludohet se investitori i HEC, është njeriu i afërt i ish ministrit Arben Ahmetaj i cili gëzon një post të rëndësishëm drejtues në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave edhe pas ikjes së Ahmetajt nga posti ministror, i njëjti që dështoi me ndërtimin e HEC në Kolonjë.

Nëse në rastin e anulimit të HEC në Kolonjë erdhi si pasojë e sensibilizimit të komunitetit, në rastin e HEC në Kardhiq, banorët e zonës kanë qëndruar të painformuar. Nuk dihet nëse për këtë rast ka dijeni kandidati i PS për kryetar Bashkie të Gjirokastrës Flamur Golemi i cili garantoi banorët e zonave rurale se asnjë HEC nuk do të ndërtohet në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment