VIDEO/ PD: Jo Bypassit, dëmton zonën muzeale.

Populli duhet të dëgjohet dhe vlerësohet fjala e tij për ndërtimin e Bypassit në zonën muzeale. Kreu i PD Roland Bejko, ka kërkuar referendum për banorët e zonës së Pazarit të Vjetër që të shprehen nëse mbështesin ndërtimin e këtij Bypassi apo jo. Këtë të drejtë ua jep kushtetuta dhe organet shtetërore, duhet t’a marrin në konsideratë-është shprehur Bejko, duke mbajtur një qëndrim PRO komunitetit të kësaj lagjeje. Zoti Bejko ka përfituar nga rasti t’i bëjë apel Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, që të tërhiqen nga projekti për ndërtimin e Bypassit në zonën muzeale të qytetit. Kjo sipastij, bie ndesh me pamjen dhe shëmton krejtësisht harmoninë muzeale si vlerë e qënësishme e qytetit. Disa ditë më parë, Vasil Karanxha, përmes një opinioni të bërë publik në Jugunews.net ka përcjellë opinionin e bashkëlagjasve të tij, për mosndërtimin e kësaj vepre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment