VIDEO/PD kremton 27 vjetorin e lindjes në Gjirokastër, Bejko fton të rinjtë të përmbysin Ramën përmes protestave

0
123

PD sot në Gjirokastër, ka kremtuar 27 vjetorin e lindjes.

Në ceremoni ka patur një pjesmarrje të gjerë të anëtarësisë së PD në Gjirokastër, përfshirë këtu edhe themeluesit e kësaj dege 27 vite më parë.

Mjaft prej themeluesve të PD në Gjirokastër sot nuk ndodhen për shkaqe të ndryshme, por bërthama ka qenë përfshirë këtu mjekun Xhelil Beqiri, Sokol Karaulli, Roland Bejko, Ilir Gushi, Dasho Aliko si dhe mjaft emra të tjerë.

Kanë asistuar sot nënkryetari i PD Edmond Spaho, si dhe deputeti i PD për Gjirokastrën Tritan Shehu.

Ndërkaq të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i PD për Gjirokastrën Roland Bejko.

Zoti Bejko ka vlerësuar kontributin e të gjithë demokratëve të orëve të para të cilët nën terrorin e pushtetit, arritën të krijonin një prej degëve të para të PD në gjithë vendit.

Lideri demokrat vendor, u ka bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar pasi ashtu si 27 vite të kaluara kur sistemi diktatorial u shemb nga rinia, ashtu edhe Rama si pjellë e etërve komunistë, do të pësojë fatin e tyre po nga rinia demokrate.

Shkruaj nje koment