VIDEO/Peligrinët grekë homazhe tek varrezat në grykën e Këlcyrës

0
171

Peligrinë nga Greqia, kanë mbërritur në Manastirin e Këlcyrës, për të zhvilluar homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e 500 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke të 1940.

Ka qenë një organizim spontan nga ish gjenerali grek në pension Jorgos Geordiadis i cili e ndërmerr këtë iniciativë për herë të pestë radhazi. Gati 80 peligrinë kryesisht të moshuar kanë dashur të nderojnë të rënët e luftës në territorin shqiptar gjatë konfliktit të dytë botëror në fillim-vitet ’40. Ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës, ka qenë larg protokollit të zakonshëm por i thjeshtë duke iniciuar vecse me një meshë për nder të të rënëve e më pas vendosjen e një kurore të përbashkët për ta finalizuar me egzekutimin e himnit grek. 

Ish gjenerali në pension Jorgos Geordidis, në një intervistë të dhënë për Jugunews.net nuk ka kursyer vlerësimet për autoritetet shqiptare policore dhe sidomos ato qëndroret, për facilitetet e ofruar përgjatë dy ditëve të prezencës së tyre në Shqipëri.Sinkron.

Pas ceremonisë, peligrinët i janë drejtuar Qafës së Kicokut aty ku është zhvilluar një prej betejave më të përgjakshme të luftës italo-greke në territorin shqiptar. Ndërkohë që nesër ceremony të gjashme do të zhvillohet edhe në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here