VIDEO/Përfundon faza e parë rehabilituese e të vetmes çerdhe në Gjirokastër, Golemi premton përsosje të mëtejshme

0
147

Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit të godinës së cerdhes pranë kopështit të fëmijëve “Cicërimat” përmes financimit të një banke të nivelit të dytë që operon në Gjirokastër.

Prej kohësh gjendja në këtë ambjent ishte tërësisht jashtë funksionit dhe për këtë qëllim Agjencia e Përkujdesit Social në Bashkinë e Gjirokastrës në dy javët e fundit ndërmorri iniciativën për të rehabilituar ambjentet e brendshme.

Sipas drejtoreshës së kësaj agjencie Irena Karagjozi, në investimin e kryer, u rikonstruktua sistemi elektrik, hidraulik, ndarja e tualeteve të fëmijëve nga ato të personelit, shtrimi me parket i dy sallave të cerdhes dhe veshja ne 120 cm të murit anësor me veshje druri.

Ndërsa në fazën e dytë do të ndërhyhet për mobilim e cerdhes me krevate, shtresa, tryeza, karrike etj. Brenda këtij investimi u realizua dhe rikonstruksioni i kuzhinës e cila nga kati përdhes në kushte të vështira lagështire, u zhvendos në katin e pare te godinës.

Kryetari i Bashkisë i dalë pas zgjedhjeve ilegale të 30 qershorit Flamur Golemi, ka vlerësuar punimet e ndërmarra në këtë godinë dhe premtoi se shumë shpejt do të bëhet e mundur rigjenerimi i plotë i saj përmes fondeve që do të sigurojë Bashkia e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here