VIDEO/Përkujtohet 75 vjetori i masakrës partizane ndaj 11 intelektualëve gjirokastritë

0
233

Masakra e parë partizane ndaj 11 intelektualëve gjirokastritë, ka ndodhur në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Gjirokastrës.

Kjo ka ndodhur në 18 nëntor 1943 dhe masakruesit kanë qenë partizanët e bataljoneve “Asim Zeneli” e “Halim Xhelo”. Dëshmitarë të kësaj masakre, janë mbledhur aty ku 75 vjet më parë, ndodhi ngjarja që shokoi gjithë qytetin e Gjirokastrës.

Forcat partizane të udhëhequra nga Shefqet Peci dhe krerë të tjerë komunistë, kishin për qëllim, egzekutimin e elitës gjirokastrite e cila nuk pranonte kurrë të ishte pjesë e idealit komunist. Terrori komunist bëri që të masakroheshin 11 intelektualë gjirokastritë të cilët kishin mbaruar studimet e larta në perëndim.

Kanë qenë familjarët e tyre të cilët përkujtuan një nga ngjarjet më të rënda në Gjirokastër në 100 vitet e fundit që njihet si terrorri komunist me ekzekutimin e 11 civilëve prej skuadrave partizane, pranë gjimnazit të qytetit dhe në disa banesa të lagjes Palorto. Plot 75 vite më parë, kjo ngjarje shënoi edhe fillimin e njërës prej periudhave më të errëta të ndërshkimit dhe eliminimit të antikomunistëve.

Arjeta Kokalari, organizatore e aktivitetit tha se padrejtësitë ndaj atyre që u sakrifikuan për idetë perëndimore, të ndryshme prej komunistëve, vijojnë ende. Pas 3 dekadash demokraci, të zhdukurit nuk kanë ende varre.

Në ceremoninë që përkujtoi masakrën e nëntorit të 75 viteve më parë morën pjesë edhe familjarë të viktimave. Disa prej tyre sollën momente tronditëse të krimeve të kryera nga komunistët tek bijtë e familjeve më të njohura qytetare të Gjirokastrës. Dhuna vijoi më tej me sekuestrimin e pasurive të të burgosurve, shpronësimet në masë dhe izolimin në kampe pune të familjarëve të tyre. Të egzekutuarit e asaj dite janë:

Sefedin Hëdëri.

Boco Kalo

Tare Kalo

Duro Shehu

Myzafer Shehu

Tajar Carcani

Hajro Late

Qemal Bejleri

Vasil Shahini

Emin Kokalari

Mato Mataj

Të gjithë të vrarë nga batalionet partizane “Asim Zeneli” e “Halim Xhelo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here