VIDEO/Përkujtohet 76 vjetori i Luftës së Gërhotit

0
156

Sot mbushen plot 76 vjet kur forcat nacionaliste në Gjirokastër me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë në përpjekje me pushtuesit italianë. Për të nderuar veprën e tyre, është organizuar një ceremoni homazh përkujtimore, në vendin ku është zhvilluar kjo betejë në Gërhot, aty ku shtrihej garnizoni armik italian.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave nacionaliste, ish deputetet e PD Luan Baci dhe Enkelejd Alibeaj, kryetari i Shoqates se ish te persekutuarve dhe Antikomuniste Nebil Cika, si dhe kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko.

Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur organizatori i kesaj ceremonie kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko i cili ka vënë në pah, kontributin e nacionalistëve shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht nacionalistëve të Gjirokastrës të cilët ranë dëshmorë në betejën e Gërhotit. Nderkaq ish deputeti Enkelejd Alibeaj vuri theksin ne respektimin dhe vleresimin qe duhet te kene keta deshmore ne historine vendase

Më shtator 1943 afro 36 nacinalistë me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre komunistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here