VIDEO/Përmbytjet në Lunxhëri, familja Kucaj në qiell të hapur nga shkatërrimi i shtëpisë

0
139

Një banesë në fshatin Shën Todhër në Lunxhëri, është përmbytur plotësisht gjatë ditëve të fundit si pasojë e motit të keq. Shtëpia përdhese, i përket Pranvera Kucajt e cila jeton me të shoqin bari dhe tre vajza me probleme shëndetësore.

Fati i saj është i lidhur me këtë fshat ndërkohë që dëmet që i’u shkaktuan nga përmbytjet e ditëve të fundit, janë të pallogaritshme. Furrnela elektrike e gatimit, televizori, frigoriferi orenditë shtëpiake, ato pak mobilje të vjetra si dhe gjithcka që mund të quhet pasuri, i mori rrjedha e shiut të rrëmbyeshëm dhe përroi që gjeti shtrat në oborrin dhe banesën e kësaj fatkeqeje.

Ajo pohon se ndonëse ka njoftuar organet shtetërore për dëmin që i’u shkaktua nga koha e keqe, askush nuk ka ardhur qoftë edhe për të verifikuar gjendjen në vend, për të mos folur për ndonjë asistencë në ushqime apo ndihmë në të holla.

Për Jugunews.net Pranvera rrëfen momentin e pushtimit të shtëpisë nga furia e ujërave që sollën përmbytjen e banesës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here