VIDEO/Plas debati, PD dhe LSI dorrëzojnë listat e anëtarëve të KZAZ 78, vjen refuzimi

0
156

Drejtuesit vendorë të PD dhe LSI në Gjirokastër, kanë dorrëzuar listat me komisonerë pranë KZAZ-ve në të shtatë njësitë vendore të Qarkut. Në KZAZ nr 78 që i përket Bashkisë së Gjirokastrës, kreu i saj ka refuzuar të regjistrojë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dasho Aliko dhe ai i LSI Krenar Kulla.

Ky veprim ka shkaktuar debat mes kreut të KZAZ nr 78 Roland Skendi dhe kreut të PD Gjirokastër Dasho Aliko. Kreu i KZAZ Skëndi, ka argumetuar se nuk mund të pranohen listat e subjekteve që nuk janë regjistruar në zgjedhje, në përputhje edhe me vendimin e marrë nga KQZ. Nga ana tjetër kryedemokrati gjirokastrit Dasho Aliko tha se veprimi ishte konform ligjit në zbatim të nenit 36 të Kodit Zgjedhor. Për kryedemokratin Aliko KZAZ nuk është në krye të detyrës pasi partia shtet nuk i lejon të zbatojë Kodin Zgjedhor.

Edhe LSI përmes kryetarit Krenar Kulla, ka kërkuar pranimin e listës së anëtarëve për KZAZ 78 dhe të japë me shkrim arsyen e refuzimit nga kreu i KZAZ.

E njëjta situatë si në Gjirokastër është paraqitur edhe në qytete të tjera, ndërkohë sot është afati i fundit për dorëzimn e emrave të komisionerëve pranë KZAZ. PD dhe LSI, ndonëse kanë dalë nga parlamenti duke djegur mandatet, kërkuan të shfrytëzonin atë që e quajtën si të drejtë ligjore nisur nga rezultati i zgjedhjeve të 2017-ës, për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit. PD kërkon të monitorojë procesin zgjedhor për shkak sipas tyre, të ankesave dhe denoncimeve që ka procesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here