VIDEO/Plas në Përmet, simpatizantët e At Stath Melanit, meshë para kishës, me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së klerikut ortodoks

0
158

Refuzohet mesha për nder të At Stath Melanit, vrarë 100 vjet më parë nga qarqet shoviniste greke. Dhjetëra anëtarë të organizatave patriotike të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë si dhe nga diaspora, janë tubuar përpara kishës ortodokse në Përmet për të marrë pjesë në meshën kushtuar 100 vjetorit të vrasjes së At Stath Melanit dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Kërkesa është refuzuar nga përfaqësuesit e klerit ortodoks në Përmet ku më parë kishin marrë masat duke mbyllur portën me dryn dhe zinxhir.

Të gjendur përballë kësaj situate, familjarë të klerikut të ndjerë, si dhe tubues, kanë hyrë në kishë nga muri me ndihmën e një shkalle. Mjaft të irrituar nga kjo që ndodhi, ata e kanë quajtur skandal mbylljen e portës së kishës ditën e sotme aq më tepër që është edhe e dielë.

Tubuesit, kanë bërë fajtor për këtë ngjarje, klerin ortodoks dhe hedhur akuza të forta, ndaj kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.

At Stath Melani u vra në 24 dhjetor të vitit 1917.

Në fillim të shekullit të kaluar ai u kthye në Përmet nga SHBA, ku nisi një punë të dendur në zona të ndryshme, në përpjekje për të minimizuar ndasitë fetare të imponuara nga grekët në njërin krah e turqit në tjetrin.

Shtëpia në Melan u shndërrua në një bazë të çetave atdhetare të Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, ndërkohë që në kishat e zonës së Shqerisë vazhdoi meshimet në gjuhën shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here