VIDEO/Plumba dy lazaratasve në 18 Shtatori, agresori në arrati

0
180

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në një pikë bastesh sportive pas pallatit të kinezëve rreth 200 metra nga Drejtoria e Policisë në lagjen 18 Shtatori.

Të plagosurit janë Xhelo Gerveshi 44 vjeç dhe Vullnet Buci 33 vjec të dy nga Lazarati, ndërsa autori dyshohet se është Kristaq Lukani 40 vjeç nga Gjirokastra.

Xhelo Gërveshi dhe Vullnet Buci mësohet se kanë pasur një konflikt për pronën me Kristaq Lukanin, që ditët e fundit kishte precipituar, ndërsa mbrëmjen e sotme pranë një lokali janë përplasur dhe sherri ka agravuar me përdorimin e armës.

Pas debatit verbal, 40 vjeçari ka nxjerrë armën duke i qëlluar dy personat nga fshati Lazarat. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Xhelo Gërveshi ka marrë  një plumb në këmbë, ndërsa të dy raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia vijon kërkimet për të arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes mbrëmjen e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here