VIDEO/Policia e Gjirokastrës aksion “blic”, sekuestrohet gjysmë ton kanabis, në pranga poseduesi

0
148

Policia e Gjirokastrës, gjatë një aksioni të kryer në orët e drekës së sotme, ka arritur të zbulojë e më pas të sekuestrojë, një sasi prej 500 kg kanabis.

Sasia e kanabisit, është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës në orën 15:30 minuta. Në krye të këtij aksioni, ka qenë vetë kreu i kësaj drejtorie Koco Dafa.

Policia ka arritur të arrestojë njërin prej poseduesve të kanabisit i cili është Zeman Kordha, ndërkohë që personi i dytë është larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Kanabisi bëhet fjalë se ka qëndruar stok për dy vjet në një lokacion jo shumë larg nga qyteti i  Memaliajt dhe ishte paketuar nëpër thasë gati për t’u transportuar në drejtime të ndryshme.

Burime nga Jugunews.net bëjnë të ditur se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare.

Sasia e sotme e kapur nga Policia e Gjirokastrës, është më e madhja e 10 muajve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here