VIDEO/Policia e Tepelenës, represion mbështetësve të opozitës, shoqërohen katër prej tyre mes të cilëve kreu i PD Ladi Bana

0
131

Fill pas protestes se opozites organizuar mbasditen e sotme tek kryeqezimi i Ures se Leklit, Policia e Tepelenes ka shoqeruar me force tre prej protestuesve Skender Bega, Hysen Ismaili dhe Astrit Guga.

Keta te fundit kane qene nder protestuesit me aktiv gjate tubimit te sotem antiqeveritar. Se bashku me ta eshte marre ne pyetje edhe kreu i PD per Tepelenen Ladi Bana ne cilesine e organizatorit te protestes. Sapo eshte informuar per kete episod, ne drejtim te Komisariatit te Tepelenes, ka shkuar ish deputeti i PD Tritan Shehu. Zoti Shehu ka marre kontakt me drejtuesit vendore te Policise se Tepelenes per t’u informuar rreth shoqerimeve te protestuesve.

Pas 1 ore, te shoqeruarit jane lene te lire nderkohe qe ndaj tyre eshte celur proces penal per organizim te paligjshem te tubimeve dhe bllokim te aksit nacional.

Per Jugunews.net ish deputeti Shehu, e ka quajtur te papranueshem shoqerimin ne polici te qytetareve protestues.

Shkruaj nje koment