VIDEO/Prag katastrofe, 300 banorë të fshatit Bedyqas në Këlcyrë konsumojnë ujë të ndotur

0
194

Një fshat i tërë është i dënuar të konsumojë ujë të ndotur në mungesë të një alternative tjetër. Bëhet fjalë për fshatin Bedyqas pjesë e Bashkisë së Këlcyrës. Fshati me 300 banorë, ndodhet në verilindje të Këlcyrës dhe banorët e tij, në mungesë të zgjidhjes së problemit jetik që kanë, kërkuan ndihmën e medias për të bërë publik shqetësimin që po i tmerron prej kohësh.

Uji që ata konsumojnë jo vetëm që është i ndotur, por më keq akoma, depoja që grumbollon lëngun jetik, është shndërruar në strehë minjsh, insektesh apo dhe fole për zogjtë shtegtarë.   

Banorët kanë kërkuar disa herë vëmendje nga Bashkia apo Ndërmarrja e Ujësjellësit karshi këtij problemi, por deri tani, zgjidhja ka munguar.

Për shqetësimet e këtij komuniteti, Jugunews.net ka kërkuar sqarime nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bashkinë e Këlcyrës, por ka qenë e pamundur pasi drejtori nuk pranonte të fliste.

Kjo është drama që po përjeton ky komunitet ku është dënuar me vuajtje deri në helmim masiv prej ujit që sjell vec sëmundje dhe shkatërrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here