VIDEO/Pranga të riut nga Memaliaj, po transportonte 6 klandestinë sirianë drejt Shkodrës

0
52

Kapen gjashtë sirianë dhe trafikanti nga Memaliaj që po i transportonte me destinacion Shkodrën. Operacioni është zhvilluar 45 km në thellësi të territorit shqiptar, teksa refugjatët kishin ardhur nga Greqia.

Trafikanti është arrestuar duke i transportuar me automjetin e tij në drejtimin të Shkodrës. Ai është një i ri nga Memaliaj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Mbi të riun rëndon vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore. Jugunews.net sjell pamjet e refugjatëve para drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.

Kujtojmë që prej disa muajsh në kufirin shqiptar janë vendosur edhe forcat e FRONTEX për të parandaluar refugjatët që vijnë nga vendet që janë në konflikt dhe përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

Shkruaj nje koment