Presidenti Meta ka qenë sot në Gjirokastër ku ka dhënë edhe çmimin “Mjeshtër i madh” pas vdekjes për mjekun e njohur gjirokastrit Vasil Laboviti, bazorelievi i të cilit është vendosur në qendër të zonës muzeale krahas figurave të tjera të njohura të Gjirokastrës.
Në ceremoninë e vlerësimit me këtë rast, kanë qenë kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, kryetari i Qarkut Armand Hilaj, prefekti Astrit Aliaj, deputetët Tritan Shehu e Vangjel Tavo, si dhe kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko.
Nga ana e tij presidenti Meta, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e mjekut të famshëm gjirokastrit Vasil Labovitin i cili ka lënë pas një thesar të pacmuar të përvojës së tij në fushën e shëndetësisë.