VIDEO/Proces mediokër dhe antiligjor i konstituimit të Këshillit Bashkiak të Memaliajt

0
46

Ajo cfarë ka rënë në sy sot, ishte se e gjithë panorama e turpit e organizuar sot në Memaliaj, është ndjekur me rigorozitet nga deputetët e PS Bledi Cuci, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.

Një konstituim që bie ndesh me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, rregulloren e Këshillave Bashkiakë dhe tërësisht në konflikt interesi.

Gafa e parë ka qenë se komisioni i mandateve që legjitimoi dhënien e mandateve të 21 këshilltarëve prej te cileve 17 te PS, fill pas këtij procesi, u vendos edhe si komision për zgjedhjen e kryetarit apo nënkryetarëve të Këshillit Bashkiak. Një gafë e rëndë juridike kjo që nuk ka anë e udhë të spegohet. Vec kësaj gafa e radhës ishte se kryetari i Këshillit Bashkiak, nuk i’u nënshtrua procesit zgjedhor me votim të fshehtë, por votim i hapur dhe aq më keq me një kandidaturë të vetme.

Gjithcka ne fakt eshte e dokumentuar dhe njekohesisht nuk dihet sesi prefekti i Qarkut te Gjirokastres Astrit Aliaj i cili ishte i pranishem, do te cikloje funksionimin e ketij organi legjislativ vendor me shkelje kaq te renda.

Pra ashtu si procesi farsë i 30 qershorit që u zhvillua në Memaliaj, ashtu ndodhi edhe sot.

Jugunews i ka të dokumentuara me pamje gjithcka që sapo lexuat në video që mund ta ndiqni.

Shkruaj nje koment