VIDEO/PS-LSI në dashuri me njëra-tjetrën në Gjirokastër, miratohet buxheti i Bashkisë, PD nuk merr pjesë në votim

0
131

Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2018 për Bashkinë e Gjirokastrës me votat e anëtarëve të PS dhe të LSI, ndërkohë që këshilltarët e PD, nuk kanë marrë pjesë në votim.

Buxheti për vitin e ardhshëm, ishte parashikuar të miratohej që në mbledhjen e mëparshme të këtij muaji por u shty, pas disa pikave të kërkuara nga opozita që nëse do të ishin në paketën e këtij buxheti do të miratohej.

Mirëpo sot në mbledhje, priteshin debate mes këshilltarëve të të gjitha forcave politike falë edhe rikonfigurimit të boshtit opozitar në qendër cka mund të reflektohej edhe në bazë mes PD dhe LSI.

Por kjo e fundit, ka marrë mbështetjen e këshilltarëve të PS në mbledhjen e sotme duke shmangur totalisht debatet për pikat e diskutueshme realizimi i të cilave, do të conte në miratimin e tij me votë unanime.

Kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Roland Bejko, ka kërkuar vëmendje për shtresat sociale dhe heqjen e barrës fiskale për bizneset e vogla. Njëkohësisht zoti Bejko në emër të këshilltarëve të djathtë, kërkoi edhe përjashtimin nga taksat vendore, të familjeve të papuna, paraplegjikëve, të sëmurëve kronikë, pensionistëve si dhe të pastrehëve.

Këto kërkesa të zotit Bejko, nuk u përmbushën plotësisht nga ana e këshilltarëve të majtë në këtë këshill, cka reflektoi në mos pjesmarrje në procesin e votimit të buxhetit nga ana e këshilltarëve të PD dhe ripozicionimin në një bosht të vetëm të PS dhe LSI.

Të gjithë anëtarët e PS dhe të LSI në këtë këshill, që përbëjnë edhe shumicën, kanë cuar dorën duke e miratuar shoqëruar edhe me duartrokitje dhe më pas me përqafime mes këshilltarëve të PS dhe atyre të LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here