VIDEO/Punimet restauruese në xhaminë e Gjirokastrës, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

0
46

“Rruazë po bëhet restaurimi i xhamisë së Pazarit në Gjirokastër. Do durim kjo punë, do durim Gjirokastra.. do edhe dashuri, për punën dhe Gjirokastrën”. Ka qenë ky postim i ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro që shoqërua me dy foto: si ishte e si u bë, ka ngjallur debat tek specialistë të trashëgimisë dhe atyre që duan të ‘renë’ pavarësisht se cila ëshët kostoja e saj.
Ndër vite ka pasur disa debate të tilla, teksa shiste me krenari ndërhyrje të cilësuara të dëmshme në monumente, fliste për arritje madhore. Në çatinë e vjetër janë përdorur pllaka guri të cilat janë drejtkëndore. Këtu në çatinë e re duket se janë përdor pllaka të prera drejt.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore eshte shprehur publikisht se punimet restauruese janë një turp. Sipas FMTK-së, mirë kryeministri se nuk ja ka idenë këtyre gjërave, por çështja shtrohet se si Instituti i Monumenteve ka degraduar deri në këtë pikë sa të tjetërsojë teknikat shekullore mesdhetare të mbulimit? “Kjo është e tmerrshme! Po tjetërsohen objektet me përfaqësuese të vendit dhe është hedhur në plehra Karta e Restaurimit. Forumi prej vitesh ngulmon që duhen ndërprerë restaurimet, dhe të bëhen vetëm punime konsolidimi të monumenteve në rrezik, pasi në atë Institut të mjeruar nuk ka më kapacitete profesionale”.

Shkruaj nje koment