Mbremjen e djeshme strukturat drejtuese vendore te Qarkut te Gjirokastres, kane organizuar nje takim te zgjeruar me qellim njohjen e disa vendimeve te PD ne qender dhe organizimi i strukturave organizative ne baze.
Te pranishem ne kete takim, kane qene ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Tritan Shehu njekohesisht i deleguari per Qarkun, si dhe koordinatori i Qarkut te Gjirokastres Ervin Salianji, kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko, si dhe drejtues vendore te PD ne Qark.
Ne fjalen e tij zoti Shehu u shpreh se gjate gjithë kësaj periudhe banoret e zones jugore treguan vendosmeri jo vetem thjesht ne pjesemarjen masive ne kundevenien ndaj revanshit antidemokratik te rregjimit, por dhe nje force te qarte organizative te PD. Per zotin Shehu banoret e Libohoves, Dropullit, Gjirokastres, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit refuzuan me perbuzje farsen e 30 Qershorit duke e bojkotuar ate, apo nepermjet mijera fleteve te pa vlefeshme.
Ne takim u pa e domosdoshme forcimi ne nivelin organizativ, strukturat e PD, lidhjen e saj me qytetaret, per te korrur fitoren e pritshme ne zgjedhjet e aferta politike dhe ne ato te verteta administrative.