Reagon Bashkia për rrezikun tek Kodra e Shtufit

0
160

Emergjencat Civile në Bashkinë e Gjirokastrës reagojnë për rastin e fundit në Kodrën e Shtufit ku një pallat 6 katësh po rrezikon seriozisht shembjen si pasojë e lëvizjeve të bazamentit shtufor nën të.

Fatri Brahimi nga Emergjencat Civile shprehet se nuk ka vend për panik për banoret e pallatit 6 katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” pasi nuk rrezikohet shembja. Inertet që kanë dalë në sipërfaqe, nuk kanë lidhje me strukturën mbajtëse të pallatit.

Me tej ai shprehet se situata është në monitorim të vazhdueshëm si për lagjen në fjalë, ashtu edhe për pallatin në lagjen “Punëtori“ si dhe dhe banesat në lagjen “Cfakë”.

Plan projekte nga Bashkia Gjirokastër ka patur si për “Kodrën e Shtufit” ku të gjithë e kujtojnë edhe shembjen totale të rrugës, por edhe në pallatin e lagjes “Punëtori”. Në fund rezultati është po njëjti pasi fenomeni përsëritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here