VIDEO/ “RED LINE”, aksioni policor çon në pranga 20 vjeçarin

0
10

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “RED LINE”.

Operacioni nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.

Vihet në pranga 20-vjeçari i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje.

20-vjeçari dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28.12.2021, në fshatin Kakavije, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.

Strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “RED LINE”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Surjat Rroshi, 20 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër rezulton se ky shtetas është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku nga shërbimet e Policisë u gjetën 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Surjat Roshi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Shkruaj nje koment