VIDEO/Revoltohen prindërit në Gjirokastër, çmime stratosferike të librave shkollorë

0
49

Rilindja ka menduar edhe për këtë vit shkollor që t’u bëjë “surprizën” e radhës qindra nxënësve të arsimit parauniversitar ne Qarkun e Gjirokastres. Ashtu si në vitet e tjerë edhe për vitin shkollor 2019-2020, çmimet e teksteve shkollorë janë më të shtrenjtë se një vit më parë.

Çmimet e të gjithë teksteve për klasat e pesta deri në klasat e nënta në arsimin parauniversitar janë rritur nga 1-5 për qind, ose rreth 400 lekë për çdo nxënës. Kjo faturë në dukje e lirë për çdo fëmijë do të paguhet shtrenjtë nga prindërit e qindra nxënësve, të cilët po përballen përditë me faturat në rritje të qeverisë apo të bashkive.

Sot ne shkollen 9 vjecare “Koto Hoxhi” dhe ne Gjimnazin “Siri Shapllo” ne qytetin e Gjirokastres, nuk kane munguar revolta e prinderve te cilet bejne fajtor per kete spekulim, qeverine shqiptare e cila ashtu si nje vit me pare, po germon edhe me shume tek xhepat e qytetareve shqiptare per te rrjepur edhe me shume permes librave shkollore.

Shkruaj nje koment