Video/Rindërtohet me fondet e të rinjve të fshatit, kisha e Shën Nikollës

0
55

Nisur nga gjendja mjaft e rënduar dhe në prag të rrënimit total të njërës prej kishave të fshatit Nokovë në Lunxhëri të Gjirokastrës, të rinjtë e këtij fshati kryesisht në emigracion, në dy vitet e fundit o vetorganizuan për të kontribuar në përmirësimin e strukturës fizike të kishës me një moshë gati 300 vjecare.

Ka qenë një iniciativë e detyruar pas apeleve të shumta drejtuar Kishës Ortodokse Autoqefale në Tiranë, për të ndërhyrë që objekti i kultit të shpëtonte nga rrënimi total i saj. Vitet e pritjes kanë zgjatur më shumë se dy dekada dhe më pas, iniciativa e të rinjve emigrantë u konkretizua me bërjen e projektit dhe më pas, ndërhyrjen në terren duke e ndryshuar komplet pamjen e objektit më të bukur në fshat që ndodhet mu në hyrje të tij.

Kisha ortodokse ka ndryshuar tërësisht pamje nga brenda dhe jashtë pasi janë vizatuar afreske me ngjyra dhe janë ruajtur ato të vjetrat. Nuk dihet ende vlera e mbledhur por e rëndësishme sipas Vaso Pilos njërit prej organizatorëve të mbledhjes së fondeve në emigracion, është që tashmë Nokova, ka një objekt kulti të ruajtur me fanatizëm dhe shembull sesi konkretizohet iniciativa e përbashkët.

Kryeplaku i fshatit Anesti Shupuli, ka falenderuar organizimin e fundit të rinisë së Nokovës e cila është e ndjeshme karshi objekteve që paraqesin vlera të jashtëzakonshme të identitetit fetar sic është ajo e Shën Nikollës.

Shkruaj nje koment