Klevis Dalipi do të jetë trajneri i ri i bluzinjve për sezonin e ri të Superligës Shqiptare.
Presidenti i ekipit të Luftëtarit Artur Dadaj, e ka prezantuar mesditën e sotme trajnerin e ri të Luftëtarit i cili gëzon një emër të mirë në futbollin shqiptar. Për presidentin e ri të Luftëtarit Dadaj, qëllimi është ringritja e ekipit pas traumës së pësuar nga dorëheqja e ish presidenit Grigor Tavo një javë më parë.
Trajneri i ri Dalipi, shprehet se objektivi i ekipit gjirokastrit për këtë sezon, është qëndrimi në Superiore. Gjendja e lojtarëve më jep dëshirë për skuadrën ndërkohë që boshti i skuadrës së sezonit të kaluar mungon dhe kjo i vështirëson punët në vijim-ka thënë para gazetarëve lokalë, trajneri i sapoemëruar.
Qëllimi është organizimi sa më shpejt i ekipit gjirokastrit për t’u përballur me sfidat që dalin në sezonin e ri futbollistik ndonëse jemi me vonesë-është shprehur Dalipi.
Ndërkaq presidenti i LuftëtaritArtur Dadaj, ka bërë të ditur edhe emrin e ri të drejtorit teknik të skuadrës i cili do të jetë Klodian Duro, njëri prej trajnerëve të suksesshëm të Superligës Shqiptare.
Jugunews.net i uron stafit drejtues të Luftëtarit suksese të mëtejshme në sfidat e Superligës.