Pazaret e PS në Gjirokastër për të blerë këshilltarë nga opozita, nuk kanë rreshtur.
Këtë e ka dëshmuar sot me prova kryetari i PD së Gjirokastrës Roland Bejko në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Zoti Bejko ka informuar të gjithë këshilltarët si dhe opinionin publik, për tentativat e PS dhe deputetit të PS së Gjirokastrës, për “blerjen” e këshilltarëve të opozitës.
Sipas Bejkos, po provohen të gjitha mënyrat qoftë me joshje, qoftë edhe me presione për vendin e tyre të punës, apo dhë të të afërmve apo familjarëve të tyre.
Zoti Bejko i ka bërë thirrje PS dhe deputetëve të saj në Gjirokastër, të heqin dorë pasi nëse gjenden qoftë edhe një provë, do të kalojnë në ndjekje penale.