VIDEO/Rrëfehet për herë të parë, mësuesi 63 vjecar i akuzuar për ngacmim seksual të nxënëses së tij 11 vjecare

0
44

Për herë të parë, mësuesi 63 vjecar M.D. nga fshati Mucodemaj në Bashkinë Memaliaj i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së vet 11 vjecare, “zbërthehet” dhe tregon me detaje versionin e tij të mbrojtjes për Jugunews.net.

Mësuesi i akuzuar ka qëndruar në heshtje të plotë 1 vjecare pasi sipas tij, ka dashur që organet hetimore të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar qoftë edhe nga ndonjë deklaratë momentale e tij.

Ngjarjen e quan tërësisht një inskenim që ka pasur për qëllim të diskretitojë atë dhe aq më tepër që prindërit e nxënëses së tij, janë keqpërdorur në këtë histori që fundi do t’i gjendet shumë shpejt. Mësuesi në rrëfimin e tij pranon se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11 vjecare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish krushka e tij që jeton në Sarandë e cila mendohet se është personi që u hakmorr në këtë mënyrë, për shkak të kurorës së prishur.

Ka qenë ajo që vuri në alarm Besnik Mucodemin dhe bashkëshortenm e tij (prindërit e fëmijës) duke inskenuar një skemë hipotetike ngacmimi seksual nga unë karshi fëmijës së tyre-shprehet mësuesi i akuzuar. Përmes telefonatës anonime, u zbulua autorësia që ishte ish krushka e ime e cila vendosi një alarm të rremë-shprehet ish mësuesi.

Në rrëfimin e tij mësuesi 63 vjecar, hedh akuza edhe për avokatin Idajet Beqiri që mbron interesat e familjes së ish nxënëses së tij. Vetë mësuesi shprehet se natyra e tij është e qetë dhe se nëse do të kishte qenë person problematik, do të ishte identifikuar si i tillë edhe kur ka qenë mësues i vetë të atit të fëmijës 11 vjecar Bësnik Mucodemit, apo dhe i fëmijëve të tjerë të tij.

Vetë mësuesi, shpreh besim të plotë tek drejtësia dhe shpreson që kjo ngjarje të zbardhet deri në fund për të identifikuar autorët e këtij inskenimi të turpshëm që ka kaluar dhe po kalon pasoja jo të pakta tek ai apo dhe familjarët e tij.

Shkruaj nje koment