VIDEO/Rruga në Gorricë “vende dhe popuj”, banorët fajësojnë pushtetarët

0
147

Gorrica është një fshat që ndodhet në verilindje të Bashkisë së Këlcyrës. Në këtë fshat jetojnë gati 300 frymë shumica me probleme të forta sociale. Përpos kësaj, infrastruktura është mjaft e rënduar.

Qeveria nuk ka vënë dorë në rrugën që lidh fshatin me pjesën tjetër të zonës. Guret me diametër të ndryshëm bëhen shkak i aksidenteve në disa raste edhe me pasojë por deri më sot, askush nuk i ka dëgjuar hallet e këtij komuniteti i cili ndodhet i strukur dhe as nuk ka cuar ndonjëherë zë për problematikat me të cilat ndeshen. Banorët të ngarkuar me probleme të mëdha sociale dhe shëndetësore, kërkojnë të paktën, ridisiplinimin e rrugës e gjatë më pak se 1 km.

Terreni shumë i vështirë, favorizon aksidentet të cilat nuk kanë munguar, apo dhe dëmtimin e automjeteve të cilat guxojnë të sfidojnë. Kërkesa e tyre themelore dhe e vetmja është kjo rrugë.

Nuk kërkojnë as asfaltimin e saj dhe as vepra arti, thjesht hedhjen e cakullit dhe evadimin e shkëmbinjve anës dhe pranë saj. Sic e thonë edhe vetë banorët, premtimet e deputetëve të maxhorancës kanë qenë të shumta në raste fushatash elektorale, por sa kanë ardhur dhe marrë votën dhe më pas harrohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here