VIDEO/Sezoni turistik në Gjirokastër plot me aktivitete

0
104

Fundjava kulturore ka qenë e pasur në Gjirokastër dhe të tjera fundjava do të jenë të pasura me aktivitete  që priten të plotësojnë ditët e sezonit veror në Gjirokastër.

Kudret Aliko, drejtori i Teatrit “Zihni Sako”, pohon se gjatë këtyre muajve nuk do të mungojnë programet e shumëllojshme artistike jo vetëm për publikun gjirokastrit, por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Gjirokastrën.

Risi e këtij sezoni do të jetë shfaqja e pjesëve artistike në pikat kryesore arkeologjike. Turi i aktiviteteve kulturore të këtij sezoni veror është çelur me komedinë “Dy duzina me trëndafila” e trupës profesioniste të teatrit të Fierit. Për aktorët është pozitive rritja e interesit të publikut për teatrin.

Brikena Metaj/News 24

Shkruaj nje koment