VIDEO/Shembet banesa Lolomati në Pazarin e Vjetër, bujtësit strehohen në konvikt

0
145

Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje.

Banesa Lolomati në lagjen Pazari i Vjetër është shembur në krahun jugor dhe lindor të saj. Shembja është shënuar në orët e para të mëngjesit dhe bujtësit në këtë banesë, kanë lajmëruar policinë dhe PMNZSH të cilat kanë mbërritur menjëherë.

Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe strehuar në konviktin e shkollës Pedagogjike ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile.

Banesa Lolomati konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, por siç duket qartë edhe nga pamjet e ofruara nga Jugunews.net ka qenë tejet e amortizuar edhe për shkak të mungesës së investimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here