VIDEO/Sherr me grushta tek Gjykata e Apelit në Gjirokastër

0
62

Ka degjeneruar në konflikt mes dy familjeve, seanca e sotme përfundimtare zhvilluar në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës në ngarkim të Ajet Rexhep, i akuzuar për vrasjen e Pajtim Shehut dy vjet më parë në fshatin Shkallë të Sarandës.

Pas 12 seancash të stërgjatura gjyqësore të karakterizuara me shtyrje të njëpasnjëshme, sot më në fund është mësuar fati i mëtejshëm i të akuzuarit për vrasjen e Pajtim Shehut, Ajet Rexhep. Ky i fundit u dënuar me vendim të formës së prerë me 25 vjet burg duke lënë në fuqi, vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit të Sarandës.

Sapo kryesuesi i seancës gjyqësore Tomor Skreli, ka dhënë vendimin, në sallë ka plasur debat kundër tij, nga ana e familjarëve të të akuzuarit për vrasje. Debati dhe sherret kanë vijuar edhe gjatë ambjentet e jashtme të gjykatës. Gruaja e të akuzuarit Ajet Rexhep, Rrazo Rexhep, u ofendua nga gruaja e viktimës dhe nga të afërmit e tij.

Kaq ka mjaftuar që sherri të vazhdonte nga përplasje verbale në atë fizike mes dy palëve. Është dashur ndërhyrja e policëve që konflikti mos të merrte përmasa të mëdha. Gruja e viktimës, ka kërkuar nga policia mbrojtje pasi sipas saj ajo ndihet e kërcënuar së bashku me fëmijët, nga njerëzit e të akuzuarit për vrasje.

Ndërkaq avokati Fran Dashi, e ka quajtur këtë vendim të padrejtë dhje kërkoi nga prokuroria e përgjithshme marrjen si të pandehur të Tomor Skrelit kryesyuesit të seancës.

 

Shkruaj nje koment