VIDEO/Shkarkohen nga puna, gjykata u jep të drejtë dy punonjësve tek konvikti i studentëve, akuza të rënda drejtoreshës

0
178

Dy punonjës së Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, janë shkarkuar nga puna.

Bëhet fjalë për një kujdestar dhe një sanitare të dy banorë të Gjirokastrës. Shkarkimi për të parin Teohar Barka qe vjen nga komuniteti etnik grek, ka rezultuar i padrejtë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër cka detyron administratoren e NTS t’a dëmshpërblejë. Ndërsa për sanitaren Adelina Loloci, cështja ndodhet në fazën e parë të procesit gjyqësor.

Të dy personat i janë drejtuar Jugunews.net për të sensibilizuar autoritetet qeverisëse në qendër, për padrejtësinë e ushtruar ndaj tyre në mënyrë autoritare, prej administratores së konvikteve të studentëve të Gjirokastrës Doriana Demo.

Kjo e fundit shprehet se shkarkimet ndaj dy ish punonjësve të saj, janë ndërmarrë kundrejt të gjitha procedurave standarte që përmban Kodi i Punës apo dhe rregullores së brendshme, ndonëse Gjykata e ka rrëzuar në themel.

Vetë punonjësit nga ana e tyre, denoncojnë mënyrën sesi është vepruar nga zonja Demo dhe njëkohësisht hedhin hije dyshimi për rrogën e saj dhe të shefes së personelit që janë unikalet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoresha Demo ka një rrogë prej 1.5 milionë lekësh dhe shefja e personelit 900 mijë lekësh paga këto që nuk justifikojnë dot të ardhurat pasi konviktet e studentëve po boshatisen nga viti në vit si pasojë e numrit të paktë të frekuentuesve të tyre.

Shkarkimi i dy punonjësve i kushtoi 11 milionë lek kësaj ndërmarrjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here